Emisioni “Sorie” në “Top Channel”, mblodhi në një edicion të veçantë miq e të afërt të këngëtares së madhe, Nexhmije Pagarusha, e cila ndërrroi jetë pak ditë më parë.

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, Sabri Fejzullahu, Shpresa Gashi, Violetë Kukaj, Manjolla Nallbani, Irma Libohova, Era Rusi, Shyhrete Beluli e Learta Jakupi ishin pjesë e panelit të të ftuarve, shkruan “Kosovarja”.

Të gjjthë kishin nga diçka për të thënë për këngëtaren e konsideruar “Mbretëreshë e muzikës”. E, një pjesë prej të ftuarve edhe kënduan këngët e pavdekshme të saj.

Manjolla Nallbani shkëlqej në interpretimin live të dy këngëve, duke e konfirmuar edhe një herë se është këngëtare e pakrahasueshme dhe interpretuesja më e mirë e “Bareshës”, që u bë e famshme edhe falë saj.

Shyhrete Behluli e Learta Jakupi, në këtë mbrëmje me evokime kujtimesh dhe muzikë të Nexhmijes, ishin të vetmet që kënduan playback.

A këndohet “Baresha” vetëm duke i lëvizur buzët?

MUND TË JU PËLQEJNË