Vogëlushja këtë vit filloi shkollën Seriali turk “Mos ma lësho dorën”.

Para një jave ka filluar sezoni i dytë i këtij seriali edhe në Kosovë, pjesë e të cilit janë bërë disa aktorë të rinjë të cilët po pëlqehen shumë nga publiku.

Ajo e cila po rrëmben vëmendje të madhe është vogëlushja e serialit, Sıla Sade me rolin e “Tanemit”, një fëmijë i cili rritet pa nënë, por që krijon një lidhshmëri të madhe me personazhin kryesor, “Azrën”.

Sıla ka lindur në Stamboll më 13 tetor 2013 që do të thotë se tani është 6 vjeçare, dhe këtë vit ka filluar shkollën fillore.

Me talentin e saj edhe pse e vogël, Sila ka luajtur edhe në serialin “Bizim Hikaye Dizinë”, gjithashtu ajo ka marrë pjesë edhe në disa reklama televizive.

MUND TË JU PËLQEJNË