Gaye Trugut është një aktore profeisonale, e cila arrin që me çdo rol t’i rrëmbej zemrat e publikut.

E njohur përtej kufijve të Turqisë Gaye u bë fal rolit të “Baharit” tek seriali “Më fal”, i cili transmetohet në disa vende të botës.

Gjithashtu ajo vlerësohet shumë edhe për thjeshtësinë e saj. 32 vjeçarja kujdeset që në çdo paraqitje të duket bukur por, asnjëherë të mos dal nga vetja e saj.

Një imazh i bukur i aktores i cili ka qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale, sipas mediave turke, është realizuar në kanagjeqin e saj, ku Gaye shfaqet e veshur me një fustan interesant dhe grim të thjeshtë. Aktorja afër nënës së saj duket shumë bukur.

Kujtojmë se, Gaye është martuar në vitin 2013 me aktorin e njohur, Deniz Evin i cili për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e tij të “Ymyti” në serialin “Më fal”. Në këtë serial dyshja janë motër e vëlla.

MUND TË JU PËLQEJNË