Shumica e njerëzve i shpenzojnë më shumë orë në punë, se sa në shtëpi, prandaj mbajtja e higjienës në vendin e punës është shumë e rëndësishme, shkruan CNN.

Zyrat kanë qindra vende ku “fshihen” bakteret dhe mikrobet, duke filluar nga tastiera deri tek ashensori.

Përderisa mënyra më e lehtë e transmetimit të virusit është në mes të njerëzve, prekja e sipërfaqeve të infektuara mund ta bartë virusin gjithashtu.

Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, ekzistojnë disa metoda, me anë të së cilave ju mund ta mbani veten dhe vendin e punës të pastër.

Pastrojeni tastierën të parën– gjithmonë përpara se ta filloni punën, gjëja e parë që duhet të bëni është ta pastroni tastierën, mausin, telefonin e punës dhe objektet e tjera me të cilat keni kontakt gjatë punës. Për ta pastruar në mënyrën e duhur, ju duhet ta dezinfektoni sipërfaqet dhe duhet që ajo të rrijë e lagur për së paku 3 minuta.

Lani duart shumë shpesh– ju duhet t’i lani duart pasi të keni ngrënë, pasi të keni prekur hundën apo gojën dhe pasi të vini nga ambientet e jashtme.

Shmangni përshëndetjet dorë më dorë- në këtë kohë mundohuni që t’i shmangni përshëndetjet me njerëz dorë më dorë. Të refuzosh një përshëndetje të tillë në këtë kohë, nuk është fyese, është e rekomanduar nga profesionistët, si masë mbrojtëse.

Pastrojeni telefonin– tanimë dihet se objekti, të cilin më së shumti i prekim gjatë ditës është pikërisht telefoni. Prandaj, pastrimi adekuat i tij mund të shërbej si një masë mbrojtëse shumë efektive ndaj koronavirusit.

MUND TË JU PËLQEJNË