Rikthehet këngëtarja nga Amerika Këngëtarja shqiptare nga Amerika, Linda Halimi e cila është rikthyer pas nëntë vjetësh në “Kënga Magjike”, ka në plan edhe diçka tjetër.

30 vjeçarja, ka vite e cila është zhvendosur në Amerikë për të jetuar. Ajo është martuar me Davon Edwards, të cilët më 11 mars të këtij viti janë bërë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana.

Artisja ka kohë që nuk ka qenë në Kosovë, dhe siç duket ka vendosur ta vizitojë Kosovën pas 8 vitesh, shkruan rtv21.tv. Këtë e ka bërë të ditur në një postim në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja në kohën kur ka shkuar në Amerikë pati thënë se është zhvendosur atje për mundësitë që ofron Amerika, si dhe për vlerësimin që i bëhet femrës atje.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistes është “Murda”, i cili është publikuar në gusht të 2018.

MUND TË JU PËLQEJNË