Ana Kabashi ka folur për operacionet e saj plastike.

Ana Kabashi është një nga artistet më të reja në skenën muzikore, shkruan lajmi.net.

Përveç muzikës, këngëtarja është në vëmendjen e medieve rozë edhe për jetën e saj private.

Së fundmi, Kabashi ishte e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku flet rreth jetës së saj dhe industrisë muzikore.

E pyetur në lidhje me operacionet plastike, ajo është ndër këngëtaret e pakta që i ka pranuar ato.

Ana u shpreh “Është normale ta thuash se i kam bërë sepse vërehen ndryshimet. Për mua nuk është diçka absurde, sepse sa të rrish para pasqyrës të thush nuk e kam këtë se kam atë, bëje o vlla. Sa ta mbajnë xhepi mbaje”.

MUND TË JU PËLQEJNË