Këngëtari i njohur shqiptar po e marton vajzën.

Këngëtari i njohur shqiptar, Stefi Prifti, ka zgjedhur llogarinë e tij në Facebook për të treguar se vajza e tij Maria po martohet me të dashurin e saj, Gezim Meta.

Nëpërmjet një postimi të gjatë ai u ka kërkuar falje të gjithë atyre që nuk ka arritur që t’i ftoj në dasmë.

Ky ishte postimi i plotë i tij:

“Dhe vjen kjo dite…!Per mua dhe familjen tone, data 9 Shtator eshte nje dite e shenuar dhe shume emocionale. Vajza ime Maria Prifti dhe dhendri yne Gezim Meta, kane vendosur te celebrohen dhe te martohen 😍😍Nuk ka gje me te bukur per mua si baba!
Per te qene i sinqerte me veten, me duhet te them, se nuk eshte aq e lehte…😉😀
Por, Jeta keshtu eshte..!
Babai dhe Nena te lindin dhe te ritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjehere me pekuli dhe mundime..!
Por, vjen Princi i Kalter dhe te thote..: – tani vajzen e dua une…! Eh… kjo eshte jeta…!
Ketu eshte bukuria dhe trashegimnia 🙏
Te me trashegohesh cupa e babjt!
Jete te lumtur te uron babi 🙏 Sa i perket fteses per shoke e miq, qe duan te me urojne, sot eshte lajmerimi i pare qe une po bej edhe pse shume gazeta e portale kane shkruar paraprakisht…!
I falenderoj te gjithe njerezit per urimet!
Falenderoj edhe te gjithe miqte dhe kompanite e biznesit te dasmave per dhuratat dhe vleresimin qe me kane bere.
Vetem fale tyre une dhe familjet tona do te kemi mindesine te realizojme nje dasem dinjitoze. Zoti para 🙏
Specifikisht, ne nje koment tjeter do i permend nje per nje te gjithe ata qe me jane gjendur prane dhe me kane vleresuar (ne disa raste dhe jashte parashikimeve te mia…)!
Mundesia ime per mbremjen e dasmes ne Hotel Plazza ishte e kufizuar, per faktin edhe pse dasma eshte e perbashket me krushqit e nderuar. Keshtu qe nuk dua te me merziten shume miq e shoke qe nuk munda tju bej ftese. Por, te gjithe ata qe duan te vine per nje vizite dhe per urim, une dhe familja ime do ju presin, diten e Shtune, dt 7 Shtator, thuajse gjithe diten dhe diten e Diel, dt 8 Shtator deri ne oren 14:00 kur Maria del nuse ❤️
Poshte shtepise se vjehrres time, eshte nje lokal qe quhet FM Restorant 😊
Natyrisht do te kemii edhe muzike”, tha ai.

MUND TË JU PËLQEJNË