Këngëtari i njohur baba për herë të tretë.

Shumë shpejt, këngëtari i njohur, Kastro Zizo pritet të bëhet baba për herë të tretë. Këtë e ka konfirmuar vetë Kastro edhe gjatë prezantimit të këngës së tij ‘Pema e Jetës’ në ‘Kënga Magjike’.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar në një bisedë me të ftuarën e tij në studion e ‘Late Night Show’, artisti zbuloi edhe gjininë e fëmijës.

“Mora vesh dje që e kam djalë”, pohoi Kastro i lumtur gjatë bisedës me gazetaren Genta Hodo. Kujtojmë se Kastro është gjithashtu baba i një djali me emrin Dankan dhe vajzës të quajtur Nia./revistawho.com

MUND TË JU PËLQEJNË