Ndonëse nuk është parë më në ndonjë serial, që nga roli i saj në serialin mjaft të pëlqyer “Aci hayat”, Selin Demiratar ende mbahet mend nga roli i “Nerminit”.

Aktorja, e cila në serialin “Jetë e hidhur” ka pasur rolin kryesor, ku ka luajtur përkrah aktorit të njohur turk, Kenan Imirzalioglu, është pëlqyer kudo ku është transmetuar seriali. Ndonëse kanë kaluar vite që nga transmetimi i serialit (2005), aktorja e bukur dhe tërheqëse duket edhe sot si 36 vjeçare.

Me stilin dhe thjeshtësinë e saj, aktorja vazhdon të pëlqehet nga fansat e saj në instagram, ku numëron 124 mijë ndjekës. Kujtojmë që, aktorja në vitin 1999 ka fituar konkursin “Miss Globe”, kështu duke e përfaqësuar Turqinë në “Miss Bota”, ku edhe ka fituar vendin e tretë.

Nga ajo kohë “Nermini”, ka filluar karrierën profesioniste si aktore. Eksperienca e saj e parë në aktrim ka qenë në Teatrin Komunal të Antalyas. Më poshtë shihni disa imazhe nga përditshmëria e Selinit.

MUND TË JU PËLQEJNË