Ai për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e “Çenarit”

Almeda Abazi ka ndarë një video të shkëputur nga seriali i ri i Tolga Sayisman.

Almeda Abazi me videon që ka publikuar në Instagram ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj Tolga është pjesë e një seriali të ri, shkruan lajmi.net.

Tolga Sayisman ka një numër të madh të fansave edhe në trojet shqiptare, aktori turk këtë herë do luaj rolin e boksierit në serialin e titulluar ‘Kampion’.

E nuk kishte si të mungonte përkrahja e bukuroshes shqiptare për burrin e saj e cila në videon që ka publikuar la shkrimin ‘Kampioni Im’.

Kujtojmë se Tolga dhe Almeda muaj më parë fituan epitetin prindër me lindjen e djalit të tyre Efehan.

MUND TË JU PËLQEJNË