Është ndër aktoret me të dashura në Turqi.

Alina Boz, aktorja e njohur e serialit “Mos ma lësho dorën” i cili është duke u transmetuar më ekranin e RTV 21 është pjesë e pandashme e mediave roze në Turqi.

Për të qëndruar sa më afër atyre që e duan aktorja është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes të cilave i mbanë të informuar ata për më të rejat e saj.

Kësaj radhe aktorja 21-vjeçare ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të bukur me nënën e saj. Alina Boz është një aktore turko-ruse. Ajo ka lindur në Moskë, Rusi.

Nëna e Alinës ‘Olga’ është ruse, ndërsa babai i saj është turk. Ajo ka jetuar në Rusi deri në moshën 7 vjeçare. Në vitin 2005, ajo shkoi në Stamboll për shkak të punës së babait të saj.

MUND TË JU PËLQEJNË