Një aktore e talentuar që bëri për vete publikun qysh në hapat e saj të parë të karrierës.

Fiona Gllavica famën e fitoi me rolin e saj të ‘Pajtesës’ në serialin vendor “Çka ka shpija”, shkruan “Kosovarja”.

Për Fionën publiku ka interes të dijë çfarë bën dhe kush është edhe jashtë serialit.

Ajo ka treguar se është një tip krejtësisht ndryshe por që rolin e saj e luan me shumë dëshirë e përkushtim.

Aktorja ka pak kohë që u martua me Arbnorin, ku organizuan një aheng madhështore në të cilin morën pjesë edhe fytyra të njohura për publikun.

Ajo më pas shijoi muajin e mjaltit me bashkëshortin e për publikun sollën imazhe të ndryshme.

Ndërkohë që sezona e pushimeve ka përfunduar ajo tashmë i është kthyer karrieres me projektet të reja.

E sot shihet e rregulluar bukur në një ‘selfie’ që e ka ndarë më ndjekësit në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË