Vezët janë lehtësisht të tretshme dhe artikuj shumë të ushqyeshëm.

Ja një recetë për përgatitjen e omëletës së shëndetshme me patate, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

Një patate
Një vezë e tundur

Një lugë djathë
Pak qepë, e copëtuar

Një lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Në tigan ngrohni vaj ulliri. Pataten priteni në rrathë të hollë, qitni në tigan dhe fërgoni derisa të skuqen (rreth 20 minuta).

Qitni sipër vezët dhe qepën të prerë imët, pastaj qitni djathin, mbuloni me kapak dhe fërgoni derisa djathi të shkrihet.

MUND TË JU PËLQEJNË