Peshorja
Gruaja që nuk mjaftohet me asgjë veç majave, si në punë ashtu edhe në lidhje. E njeh veten dhe di se çfarë meriton.

Stili saj i rangut të lartë nuk i lë hapësirë një burri ta shohë si rastësore. Gruaja peshore është një bashkëshorte dhe nënë e mirë.

Nuk është tepër mbrojtëse, por i mëson fëmijëve vlerat që e shquajnë atë. Burri i saj e vlerëson, e respekton dhe ajo ja kthen dyfish.

Gaforrja
Kjo femër e ndjeshme dhe e brishtë, e cila bën të preket çdo mashkull me zemër të madhe. Për shkak se kjo vajzë bie në dashuri dhe jep gjithçka, u frymëzon meshkujve ndjenjën dhe zellin për t’u bërë më të mirë dhe për ta vendosur dashurinë në vendin e parë të jetës së tyre.

Ajo e përkëdhel shumë për partnerin e saj, kujdeset për të, e merr atë me të mira dhe kjo është mënyra për ta bërë atë ta dëshirojë gjithë jetën pranë vetes.

Virgjëresha
Pika më e fortë e Virgjëreshës, e cila vlen edhe për meshkujt është logjika. I bën ballë gjithçkaje me qetësi dhe nuk i ngrihen nervat për gjëra të kota, diçka kjo, të cilën meshkujt e vlerësojnë shumë, pasi pak a shumë, ashtu janë edhe ata vetë.

Me Virgjëreshën ata diskutojnë për problemet e tyre, gjejnë një aleate dhe një shoqe jete, e cila do i kuptojë ata dhe do të merret me problemet, ashtu siç duhet: me maturi dhe efikasitet.

MUND TË JU PËLQEJNË