E ftuar në “Xing me Ermalin”, aktorja bukuroshe Jonida Vokshi dha ekskluzivisht lajmin e bukur se është në një lidhje me Besnik Krapin, producent i mirënjohur nga Kosova dhe personalitet shumë i njohur në fushën e kinematografisë.

Jonida dhe Besniku dhanë më pas lajmin se do të martohen këtë shtator ku më pas në media u komentua gjatë se ku dotë qëndrojnë çifti mbas martesës duke qënë se Jonida e ka karrierën në Tiranë ndërsa Besniku vazhdon karrierën e tij në Prishtinë.

Mirëpo, një koment i moderatores së fundmi mesa duket ka sqaruar çdo paqartësi.

Jonida ka publikuar një foto ku shihet me qenin e saj teksa po shëtit dhe në përshkrim të fotos ka shkruar:

“E diela me Nikin në Prishtinën time”.

Të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i moderatorit Ermal Mamaqi i cili i shkruan Jonidës:

“Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten…”, por me përgjigjen e saj Jonida ka lënë të kuptohet se do të zhvendoset në Kosovë me partnerin e saj. “I kemi ndërruar tani, Prishtina është e imja, Tirana është e Besnikut. Kështu që tani e di ku më gjen”, ka përfunduar Jonida.

MUND TË JU PËLQEJNË