Jo vetëm për stilin, por Jonida Maliqi gjithmonë është komentuar edhe për tatauzhet e shumta që ka në trup

Këngëtarja nga Shqipëria ka vendosur që në trupin e saj të shtohet edhe një tjetër, por kësaj radhe me personin e saj të zemrës.

Maliqi ka disa muaj që përflitet për lidhjen e saj me aktorin vite më të ri Romeo Veshaj, dhe së fundmi kanë vendosur që të bëjnë dhe një tatuazh të përbashkët.

Ka qenë vet Jonida dhe Romeo ata të cilët kanë publikuar dhe fotografi ndërsa po bënin tatuzhet.

Dyshja është përfolur prej kohësh për lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën duket se po e shijojnë në maksimum, por ende nuk e kanë pranuar hapur.

MUND TË JU PËLQEJNË