Përkundër të tjerëve, aktorja më e dashur është penduar për diçka.

E njohur si një nga aktoret më të bukura , Jessica Alba, është penduar për tatuazhet që ka bërë në moshën 17 vjecare.

Aktorja e filmit Sin City ka një sërë tatuazhesh në trup ,por megjithatë ajo ndjehet keq për dy tatuazhe e vecanërisht për figurën e lules të vendosur në qafën e saj, të cilën ajo është përpjekur për ta hequr ,por pa sukses.

“Kam disa tatuazhe dhe më vjen keq për një prej tyre … ndoshta dy …”, tha ajo. “Kam një kur isha, si, 17 vjecare. Kam përdorur lazer me ngjyrë shumë herë dhe nuk po mundem ta heqë më.

Ylli kinematografik , 38-vjeçare, e cila ka edhe tre fëmijë me burrin e saj Cash Warren – kohët e fundit kishte bërë tatuazh në dorën e majtë tri shenjat e zodiakut të cilave u përkasin fëmijët e saj.

Ajo pranoi se tatuazhet ‘kuptimplotë’ janë të preferuarat e saj.- shkruan Daily Mail , transmeton indeksonline.

Alba gjithashtu shpjegoi se këshilla më e bukur që kishte marrë nga nëna e saj të cilën ia përcjellë edhe fëmijëve është: “Ju keni vetëm një fytyrë. Investoni në të”./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË