Jehona Sopi, këngëtarja 39 vjeçare i mungoi skenës për rreth 4 vite.

Këngëtarja dikur ka qenë shumë aktive në muzikë dhe këngët e saj pëlqeheshin shumë nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Ajo u distancua nga muzika dhe jeta publike pas përkushtimit në familje, si bashkëshorte dhe nënë e një vajze, të pagëzuar me emrin Aria.

E pas katër vitesh Jehona ka marrë vendim që t’i rikthehet muzikës, dhe atë në një festival. Bëhet fjalë për festivalin “Kënga Magjike”.

Krahas kësaj i është shtuar edhe aktiviteti në rrjetet sociale. Këngëtarja ka emocionuar me një shkrim për vajzën e saj, duke rrëfye ndjenjën e të qenurit nënë dhe kujdesin ndaj saj.

“Lehte eshte te behesh nane, po veshtire eshte te besh ate qe eshte e drejte per te… e kam kuptu qe nuk ka formule se si duhesh ta rrisesh nje femije, po jam shume e sigurt qe e kam rrite me shume dashni dhe gjithmone kam qene dhe do te jem prezente per te… e dua me shume se veten… me ben krenare vetem qe egziston- e cfar femie eshte, eshte nje mrekulli… Aria”, ka shkruar ajo krahas një fotografie të vajzës Aria./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË