Është vajza e këngëtares më të dashur dhe më të mirënjohur, Shyhrete Behlulit.

Por, ky fakt nuk i ka ndikuar shumë që Njomza të bëhet e famshme dhe e afirmuar si në vend ashtu dhe në diasporë, shkruan Kosovarja.

Ajo se çfarë e ka bërë të njohur dhe të ndjekur është profesioni i saj. Talenti për grimin dhe rregullimin e flokëve, ka bërë që emri i saj të depërtojë në veshët e secilës femër.

Kjo është edhe ajo se për çfarë e njohin të gjithë dhe e adhurojnë për punën e pastër dhe të palodhshme që bën.

Njomza duke qenë shumë pozitive dhe e thjeshtë, ka bërë që publiku të interesohet më tej për të, më gjegjësisht për jetën e saj private.

Veçanërisht bashkëshorti dhe fëmijët e saj janë tejet të ndjekur nga të gjithë, pasi dhe zgjojnë vëmendje gjithmonë.

Në këtë pjesë më shumë bën pjesë djali i saj i vogël Ibrahimi, i cili pas shumë viteve ka gëzuar Njomzën me ardhjen e tij.

E se sa është rritur ai dhe sa i bukur është bërë, këtë mund ta kuptoni vetëm përmes fotos në vijim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË