Meqenëse jetojmë në një kohë kur rrjetet sociale marrin një kohë goxha të madhe të jetës sonë, në ditët e sotme ka mjaft dashamirëse të modës, të cilat shfaqin idetë dhe dashurinë e tyre për modën në Instagram, Facebook apo edhe në web faqet e tyre personale.

Një nga këto është edhe blogerja nga Prishtina, Yllka Rexha.

Yllka Rexha është një vajzë nga Prishtina, me një stil elegant dhe seksi. në postimet e saj vërehet dashuria e saj për rrobat e dizajnerëve më elitë në botën e modës.

Ajo së fundmi ka realizuar edhe një fotesesion me fotografin e famshëm kosovar, Avni Selmani, në këto bukuroshja prishtinase shkëlqen me stilin dhe elegancën e saj unike.

Ne kemi realizuar një intervistë ekskluzive me Yllkën e cila ka zbuluar disa gjëra mjaftë interesante për publikun e gjerë.

Cilat janë sekretet për të pasur postime të suksesshme, dhe te pëlqyeshme nga publiku ?”

Yllka Rexha: sekreti i vetëm është guximi i veshjes dhe përshtatja e ngjyrave. Duhet te përcjellesh trendin botëror, qe te sjellësh atë frymë përmes fotografive.
Zgjedhja e sfondit luan rol të rëndësishëm që veshja të bie ne sy. Mos harroni te kujdeseni për secilin detaj të veshjes suaj dhe mos përdorni filtra.

Kush ju inspiron dmth a përcjellin blogeret tjera ?

Inspirimin për të qenë një blogere e kisha qysh ne adoleshence. Qe nga atëherë guxoja te eksperimentoj me ngjyra, stile dhe trende botërore. Ndërsa tani dua te mbetem unike ne stilin tim.

Cili është caku i juaj në jetë, dhe përveç me modë a merret me diçka tjetër Yllka ?

Yllka merret me çdo gjë që ka te bejë me modën. Reklamimi i brendeve te ndryshme botërore është pjesë e punës time si blogere. Por jo vetëm, se shpejti do njoftoheni edhe me biznesin tim me të ri, për te cilin nuk dua te jap me shumë detaje.

A keni kontakte me blogeret shqiptare, nëse po cilën e vlerësoni më shumë ?

Kontakte me blogeret e tjera shqiptare nuk kam, por e vlerësoj secilën për stilin e tyre.

Kujtojmë që Yllka, pritet të jetë pjesë edhe e jurisë profesionale të eventin më të madh të bukurisë shqiptare “Miss Shqiptarja në botë” event ky që do të organizohet nga “Gecjan Fashion Group” në Zvicër dhe Suedi.

 

MUND TË JU PËLQEJNË