Bilbili i këngës shqipe sot festoi ditëlindjen e saj të 58, shkruan “Kosovarja”.

Shkurte Fejza përveç shëndetit të mirë për këto vite, ka çka feston edhe shumë tjetër. Një sukses i jashtëzakonshëm në karrierë, një respekt dhe mirënjohje e veçantë nga publiku dhe një dashuri e pa zëvendësueshme nga familja.

Andaj kjo ditë për të ishte një festë e shumfishtë, ku mori urime të shumta nga familja, shoqëria e publiku i gjerë.

Urimin dhe dhuratën më të veçantë sigurisht që e mori nga bashkëshorti i saj Hajrushi.

Hajrushi në urimi për ditëlindjen e bashkëshortes hodhi gjithë ndjenjat dhe mirënjohjen për të, duke falederuar Zotin për prezencen e saj në jetën e tij.

Ai njëherish bëri me dije edhe dhuratën të cilën ia dhuroi Shkurtës me këtë rast.

Ky është postimi i plotë i Hajrushit në facebook:

“U bënë 40 vite që e festojmë bashkë këtë datë, 18 Nëntori është dita më e veçantë edhe për ne që të kemi e dashura e jonë. E falenderoj Zotin dhe i lutem në ditëlindjen tënde që të dhuron edhe shumë e shumë vite të lumtura me plot shëndet. ,,Mbijetesa “ kjo pikturë e piktorit akademik Refki Gallopenit të mori vëmendjen në ekspozitën e fundit dhe vendosa që kjo është dhurata për ditëlindjen tënde”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË