Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë këtë 28 Nëntor një mesazh urimi nga Presidenti i SHBA-ve Donald J. Trump.

Presidenti i Amerikës shkruan se është krenar për marrëdhënien e fortë mes Shqipërisë e SHBA-ve. Theksi i mesazhit vihet tek fakti se për Amerikën, Shqipëria mbetet një aleat i vyer.

Për më tepër lexoni mesazhin e publikuar nga Presidenca shqiptare:

Në mesazhin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ndër të tjera thekson se: “Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale.”

MUND TË JU PËLQEJNË