Nëpërmjet një postimi në Instagram, Jonida Vokshi lajmëroi largimin nga Digitalb, platforma televizive në të cilën ajo ka punuar rreth 10 vite. Jonida ishte jo vetëm moderatore por edhe imazh i Digitalb.

E ndërkohë që për shumë ishte surprizë largimi i Jonidës për të tjerë ishte i kuptueshëm kjo për shkak se në jetën e saj po ndodhin shumë ndryshime. Pak kohë më parë ajo bëri publike lidhjen e saj me Besnik Krapi e së fundmi kanë lajmëruar dasmën e tyre.

Por për Jonidën nuk do të ketë pushim. Pas largimit nga Digitalb ajo menjëherë ka filluar xhirimet për një film. Në një postim në Instastory ajo shfaqet në sheshxhirimin e një filmi por nuk ka zbuluar se për cilin bëhet fjalë.

Ndoshta ajo dhe partneri i saj i cili gjithashtu është aktor, janë duke planifikuar një projekt së bashku.

MUND TË JU PËLQEJNË