Grimere e njohur, e dashur, e adhuruar dhe shumë e kërkuar si në vend ashtu dhe në diasporë.

Bëhet fjalë për vajzën e këngëtares sonë Shyhrete Behlulit, Njomzën. Emër ky që për shum gra është adresa kryesore për pamjen dhe ndryshimin e tyre, shkruan Kosovarja.

Puna e saj ka arritur të njihet e të dallohet nga të tjera grimere, të cilën e bën me shumë profesionalizëm, dashuri e përkushtim.

Për një numër të madh të femrave shqiptare, Njomza mbetet e pazëvendësueshme, sepse përveç profesionit që ushtron me vite ajo iu ofron respekt e sinqeritet.

Përveç këtyre gjërave, Njomzën e kemi shpesh të pranishme në mediat rozë për diçka tjetër.

Për bukurinë dhe sharmin e saj flitet gjithnjë, se si arrin ti rri dhe vetes gati dhe të rregullohet e të duket gjithnjë bukur.

Por, nganjëherë duke mos qenë në gjendje të rregullohet, përdor filterat e snapchatit, për tu shfaqur më e freskët dhe më e bukur.

Sido që të jetë, ajo po mbetet prapë e njëjta, si me bukuri ashtu dhe me tërheqësi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË