Pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë, sa herë që bëhet fjalë për persona e data të veçanta, ata gjejnë kohë, madje edhe fjalët më të mira dhe emocionuese për ta.

Sot ka ditëlindjen, Albani djali i sekretarit të përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqirit, shkruan Indeksonline.

Beqiri përmes llogarisë së tij Facebook ka zgjedhur fjalët që vetëm një prind krenar di t’i shkruajë. Ai madje ka ndarë edhe një fotografi të Albanit, kur ai ishte vetëm 4 vjeç, ku shihet në krahët e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kjo fotografi është realizuar në vitin 2000 në stadiumin e Prishtinës, gjatë kohë kur po mbaheshin zgjedhjet lokale. E njëjtë është përdorur si billboard në fushatën e LDK-së për zgjedhjet nacionale të vitit 2001.

Ky është urimi i Beqirit për djalin e tij:

Urime Ditëlindja e 22-të Alban djali im,
Shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur.
Me një foto, nga arkivi im (e fotografit z.Hazir Reka) që mbahet mend, Albani 4 vjeçar me Presidentin Historik Ibrahim Rugova.
E një foto, tani pas 18 viteve, Absolvent i Fakultetit Juridik.
Vazhdo të më bësh krenar siç me ke bërë deri sot.

MUND TË JU PËLQEJNË