Ish bashkëshorti i Atifete Jahjagës, Astrit Kuçi ka një muaj që është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe Donika Selimi u bënë prindër të një vajze, të cilën siç mëson GazetaBlic çifti e kanë pagëzuar me emrin Ana.

Gjithashtu, “GazetaBlic” ka siguruar edhe një fotografi të vajzës së porsalindur.

Astrit Kuçi dhe Donika Selimi kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në gusht të vitit të kaluar.

Çifti kishin organizuar një festë vetëm me familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË