Raportimet për ikjen e rinisë jashtë vendit, nuk janë trillime e as gënjeshtra gazetareske! Nuk janë lajme të rreme, por lajme korrekte, shkruan “Kosovarja”.

Vetëm ata që i ka verbëruar pushteti, po bëjnë lajme të rreme se nuk po ikë rinia nga Kosova!

Ikja e rinisë jashtë vendit, herë në formë fushate e herë në mënyrë spontane, varet nga synimi i destinimit të cakut ku ia mësyjnë të rinjtë.

Ikja për në Kroaci, e që po ndodhë kohëve të fundit, i ka autorët e vet, të cilët veç janë duke punuar atje.

Është tash faza e tretë e ikjes për në Kroaci për punë. Dhe, kur dikush del për të kërkuar punë për ta mbajtur familjen, apo qoftë edhe shkon për t’i rregulluar punët e veta, nuk është propagandë ruse e serbe, sikur jemi mësuar t’i dëgjojmë tek thonë zyrtarë tanë!

Propagandë serbe mund të jetë ikja e organizuar dhe masive për azil në shtetet e BE-së, ashtu qysh ka ndodhur në Kosovë. Por, edhe ai eksod nuk ka ndodhur me dijen e qytetarëve të ikur, por me dijen e atyre që e kanë e ndezur motorin e këtij procesi.

E, ata mund të jenë motorë serbë e rusë, por edhe ashtu nuk janë kapur e as identifikuar kurrë!

Shembull, le të vijë kush nga Qeveria në fshatin Gadime të Lipjanit dhe le të binden në vendin e ngjarjes se sa vetë po presion për viza për në Kroaci! Urdhëroni dhe binduni!

Përndryshe, disa qeveritarëve duhet t’u thuhet: Ejani në vete, o njerëz, se nuk jeni kurrkund!

Lagje të tëra në fshatra janë të zbrazëta! Shihni mbylljet e shkollave në mungesë nxënësish!

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, para pak ditësh, e ngriti këtë brengë në nivel shqetësimi.

Sidoqoftë, janë të paktë ata politikanë që i brengosë ky problem serioz, e që mund ta godasë shtetin në të ardhmen. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË