Këngëtarja Arilena Ara ka marrë famë vitet e fundit sidomos pas këngës “Nëntori” të cilën ajo ia kishte dedikuar humbjes së babait të saj.

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Xing meErmalin” ajo ka folur për herë të parë për të atin me të cilin ajo ka qenë shumë e lidhur dhe e ka dashur shumë.

Kjo e ka bërë që të preket Arilenën, ndërsa ajo nuk i ka mbajtur dot lotët.

Këngëtarja tha: “Nuk kam folur kurrë por dua ta them sepse për mua është aq sa e shenjtë, aq edhe dua ta dijë gjithë bota. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm. Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e di që do prekesha. Që kur e kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘Baba’, më tingëllon çuditshëm. Jam e lumtur për njerëzit që e kanë babain e tyre sepse është fat i madh të thuash baba. Por sot dua t’ja them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Ai donte të isha këtu ku jam dhe shpresoj të jetë krenar për mua.”

Pas kësaj në ekran u transmetua një video nga “Gjeniu i vogël” ku me Arilenën asokohe ndodhej edhe i ati për ta mbështetur. Kjo video e bëri Arilenën të shpërthente në lot duke parë momentet kur përqafonte babain dhe shprehej sa shumë e donte.

MUND TË JU PËLQEJNË