Një rast i pazakontë terrorizmi ngjau dje në shkollën e mesme “Naim Frashëri” në Durrës.

Një i ri, me emrin Serxho Spahiu, nxori armën dhe shtiu në ajër në mes të oborrit të mbushur plot me nxënës.

Rasti u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

Ai publikoi videon e regjistruar nga një telefon, ku duket djali i veshur me kostum sportiv, teksa nxjerr armën, e ngre lart drejt qiellit dhe qëllon, ndërsa më pas largohet me shpejtësi.

Video duket të jetë kapur rastësisht nga një nxënës që po bënte story për Instagram.

Nxënësit e mbledhur duket se janë në vitin e tretë pra, të fundit, të shkollës së mesme.

MUND TË JU PËLQEJNË