DASHI 21. mars – 20. prill

Merkuri do i beje ata qe janë ne çift mjaft romantikë gjate kësaj jave dhe me imagjinate me te zhvilluar. Do luani si dy fëmijë te lumtur por kënaqësitë do jene te pallogaritshme. Pasioni do te vije edhe për beqaret. Me ne fund edhe ju do prekeni nga sëmundja e padurueshme me emrin “dashuri”. Do i rikuperoni financat, por duhet te bëni kujdes ditët e fundit me shpenzimet e tepruara. Influenca e Marsit tel shëndeti do iu japë me tepër rezistence dhe gjallëri. Kujdes vetëm nga momentet e nervozizmit. Ne pune do jeni te vendosur te largoni pengesat qe do iu dalin para dhe te arrini atje ku doni. Askush nuk do ua ndale vrullin. Familjen e keni lënë pas dore kështu qe sot ndreqeni gabimin.

DEMI 21. prill – 21. maj

Këtë jave do e kuptoni me mire se ai me te cilin ndani jetën iu bën me te sigurt dhe nuk do mund te jetonit pa te. Për zemrat e vetmuara takimi do jete shume afër. Jepini vetes mundësinë për te njohur sa me shume persona. Ne sektorin financiar do keni fat. Ka ardhur momenti te përdorni te gjitha aftësie tuaja menaxhuese dhe organizative qe buxheti te rritet sa me shume. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Mund t’iu kape gripi, rrufa dhe do ndiheni te lodhur. Gjendja psikologjike nuk do ketë probleme. Ne pune do te firmosni marrëveshje frytdhënëse. Te gjitha planet qe keni bere do te sjellin fitime. Mos u joshni nga ndonjë aventure financiare e rastit. Familja mire.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Te gjithë ata qe kane krijuar tashme një lidhje java do jete harmonike. Ju dhe gjysma e zemrës suaj keni krijuar një marrëdhënie te cilën e kane zili te gjithë. Mos e shkatërroni atë qe keni krijuar. Për beqaret pritet një periudhe mjaft e nxehte. Jeta juaj do te ndryshoje tërësisht. Financat here do jene te qëndrueshme e here jo, por gjithsesi ne përgjithësi do jete një periudhe pa shume probleme. Shëndeti do jete shume i dobët dhe do jeni te ndjeshëm ndaj gripit. Shmangni lodhjen! jave mjaft pozitive ne jetën profesionale. Çdo gjë do marre drejtimin e duhur dhe do mund te korrigjoni gabimet qe keni bere me pare. Do jeni paksa te shqetësuar për një çështje familjare.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Marrëdhënia me partnerin do jete e trazuar këtë jave. Kujdes mos i mbyllni sytë dhe t’i toleroni disa gjera sepse do keni probleme me te mëdha me vone. Beqaret vërtet duhet te jene te hapur për takime por duhet t’i vene vetes disa kufij. Financat do jene te mira por nëse tregoheni te pamatur do bëni gabime te pafalshme. Për sa i përket shëndetit, do jeni paksa te stresuar. Nëse keni pasur shqetësime gastrike merrni masat e duhura dhe shkoni bëni një vizite tek mjeku. Sektori profesional do favorizohet nga Merkuri. Luftoni për atë qe mendoni se është e drejte dhe qe do iu sjelle shume sukses. Kushtet do jene mjaft te favorshme. Për te ruajtur një klime te mire ne familje duhet te bashkëpunoni me ta.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do ndiheni mjaft te lumtur gjate kësaj jave ne krahët e partnerit tuaj. Përfitoni sa me shume dhe mos e çoni dem asnjë minute. Beqaret do parapëlqejnë te shkojnë “lule me lule”. Nëse vërtet është kjo qe prisni do iu realizohet dëshira. Mos u qani me vone. Mos shisni gjera te çmuara për ju për te shpenzuar neper lotari. Paratë e fituara pa djerse zhduken shpejt dhe do ngeleni me xhepat bosh. Për sa i përket shëndetit do keni vetëm disa probleme psikologjike, ndërsa pjesa tjetër do jete e mire. Do e kapni dashin nga brirët ne sektorin profesional dhe do jeni te vendosur te konkretizoni disa ambicie profesionale. Fati do jete ne anën tuaj. Do keni debate me familjaret.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Te gjithë ata qe janë ne një lidhje do kenë një jete me te qëndrueshme gjate kësaj jave. Te gjitha retë qe ekzistonin ne qiell do te zhduken dhe do te rilinde dielli. Beqaret, fale yjeve do jene edhe me joshës. Do iu pëlqejë te rrezikoni për te arritur atje ku doni, por do ia dilni. Edhe pse do iu duhet te merrni disa para borxh, ne planin financiar do ndiqni udhëzimet qe iu kane dhënë. Vetëm kështu mund t’ia dilni. Për te pasur një shëndet te mire nuk duhet te qëndroni ne shtëpi por duhet te lëvizni. Aktiviteti fizik mbi te gjitha. Ne fushën profesionale do jeni entuziaste sepse gjithçka po shkon ne rrugën e duhur. Do arrini me shpejt sesa mendoni tek qëllimi. Klima ne familje do jete e qete.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Marrëdhënia ne çift do te lulëzojë gjate kësaj jave. Do kaloni momente te mrekullueshme pranë njeri-tjetrit. Do i sqaroni te gjitha keqkuptimet qe kishin lindur mes jush. Beqaret do e vene jetën sentimentale ne plan te dyte. Ka gjera me te rëndësishme për ta sesa dashuria. Nëse keni bere shume gabime kohet e fundit me financat duhet t’i pranoni ato dhe te mundoheni te mos i përsërisni. Periudhe me e qete kjo qe do vije. Fale Marsit do jeni plot energji dhe dinamizëm. Është momenti ideal për te filluar edhe palestrën sepse do iu beje te ndiheni me mire. Durim dhe vetëm durim ne pune. Edhe pse do keni shume ide nuk do iu jepet mundësia t’i realizoni menjëherë. Familja mire.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Saturni do e thelloje marrëdhënien tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do i përkushtoheni me shume atij qe keni ne krah dhe kjo do e kënaqë pa mase atë. Beqaret do kenë flirte pa te ardhme. Gjithsesi kjo është zgjedhja juaj. Nëse doni një lidhje te qëndrueshme duhet te prisni edhe pak. Fale menaxhimit te mire te financave çdo gjë do shkoje për mrekulli dhe ju do blini atë qe keni menduar. Me shëndetin nuk do e keni shume te lehte për te gjetur ekuilibrin, por gjithsesi mos u alarmoni sepse nuk do keni probleme te mëdha. Ne pune do iu duhet te merrni vendime te rëndësishme te cilat do iu çojnë pak nga pak atje ku keni dashur. Do mundoheni t’ua plotësoni familjareve dëshirat.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Gjate kësaj jave do ekzistojnë te gjitha kushtet e nevojshme qe lidhja me partnerin te thellohet edhe me tepër. Do jeni me te kuptueshëm dhe do i shprehni ato qe ndjeni. Beqaret do jene sa larg aq edhe afër dashurisë. E keni vete ne dore te përfitoni nga kushtet e favorshme qe do iu krijojnë planetët. Marsi do iu mbroje ne planin financiar dhe nuk do keni asnjë problem. Do mund te bëni edhe transaksione. Shëndeti do ketë përmirësime te ndjeshme. Edhe ata qe kane qene te lodhur do e ndiejnë veten me mire dhe e te forte. Ne pune do jeni dinamike dhe me shume besim ne vetvete. Këta do jene çelësat e suksesit tuaj. Nëse jeni pa pune do e gjeni një te tille. Familja do ketë nevoje për ju.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Edhe pse jeni shume te pasigurte për lidhjen qe keni krijuar kjo nuk do ndikoje aspak gjete kësaj jave. Do kaloni momente shume te bukura pranë tij dhe do harroni gjithçka. Beqaret do lundrojnë ne detin e romantizmit. Do krijoni një lidhje mjaft pasiononte, por mos u ëndërroni me shume sesa duhet. Financat do jene te paqëndrueshme dhe do e keni te vështirë te ulni shpenzimet. Shëndeti do ketë probleme. Here do ndiheni nervoze dhe here do keni probleme me gjumin. Relaksohuni sa te mundni sepse lodhja është faktori kryesor i gjithë kësaj. Ne pune do influencoheni keq nga planetët dhe do iu dalin para shume pengesa. Ne familje gjerat do jene me te qeta.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Harmonia ne çift do jete mbi te gjitha këtë jave. Do jeni dakord me partnerin ne këtë pike dhe te dy do mundoheni te krijoni një mjedis te lumtur. Ka shume mundësi qe gjithë përpjekja e kësaj periudhe te shërbejë ne konsolidimin afatgjate te lidhjes. Edhe pse do rrethoheni shpesh nga persona qe iu pëlqejnë, ju beqare nuk do keni mund te krijoni dot një lidhje. Me financat do i keni punët mire, vetëm kujdes me kalimin e etapave. Çdo gjë ka kohen e vet dhe nuk duhet te kërkoni gjithçka menjëherë. Nuk do kujdeseni aq sa duhet për shëndetin dhe kjo mund te sjelle probleme sidomos me shtimin ne peshe. Ambicia ne pune do te rizgjohet. Mos hezitoni t’i shprehni mendimet. Familja pa probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Duke qene se do doni me çdo kusht te merrni ajër te pastër gjate kësaj jave do jete paksa e vështirë t’i qëndroni besnike partnerit. Kujdes, sepse e gjithë kjo do këtë pasojat e veta! Beqaret do ngacmohen shume nga seksi tjetër. Meshkujt do kenë kthimin e një miqësie ne një lidhje me intime. Mjedisi yjor do te favorizoje shtimin e financave, por Saturni nga ana e tij rrezikon t’ua komplikoje pak gjerat. tregohuni te matur me shpenzimet. Shëndeti do jete me i mire sesa ju e prisnit. kujdes duhet te tregoni vetëm me sasinë e ushqimeve qe do konsumoni. Ne pune dhe koleget do plasin nga zilia. Mos iu besoni shume komplimenteve qe do iu bëjnë. Ne familje do keni kontradikta.

MUND TË JU PËLQEJNË