Edhe pse të jesh monarku më i pushtetshëm i Mbretërisë së Bashkuar dhe njeriu më i fuqishëm i Kishës angleze është një eksperiencë që vjen me shumë përfitime, mendoni për pallatet mbretërore, bizhuteritë apo statusin që ke, ka dhe vështirësitë e veta dhe është një “punë” intensive, aq sa Mbretëreshës Elizabetë i duhet të jetë serioze gjatë gjithë kohës.

Kjo gjë i bën akoma dhe më të bukura historitë ku Mbretëresha E shfaq sensin e saj të panjohur të humorit, si në rastin kur i dhuruan një dorë fallco për të përshëndetur turmën dhe ajo e përdorte në daljet publike.

Sipas “Indipendent”, ish-oficeri që kujdesej për sigurinë e Mbretëreshës, Richard Griffin, ndau një histori fantastike, në të cilën Elizabeta vuri në lojë një grup turistësh që nuk e njohën kush ishte.

Mesa duket, Richard dhe Mbretëresha ishin duke ecur pranë vilës “Balmoral”, rezidencë e familjes mbretërore angleze, kur një grup me turistë amerikanë ju afruan dhe i pyetën nëse jetonin në atë zonë. Monarkja, e cila mbante të veshur një shall dhe një pallto të madhe, ju tha se po, kishte një shtëpi aty afër. Më pas grupi e pyeti nëse e kishin takuar ndonjëherë Mbretëreshën dhe ajo ju tha “Jo, por ky e ka takuar”, duke ju drejtuar Richard-it. Pas kësaj bisede, turistët u larguan dhe nuk e morën vesh kurrë që kishin folur me vetë Mbretëreshën.

Dhe unë tani vras mendjen se si Richard nuk ka qeshur në atë moment, por gjithashtu dhe se si ata nuk kanë arritur ta njohin Elizabetën, një ikonë ndërkombëtare, fytyra e së cilës është gjithandej.

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar? Më mirë, Mbretëresha e vënies në lojë të turistëve!

MUND TË JU PËLQEJNË