Aktorja e njohur me nofkën “Himena” ka qenë personi që është dashuruar shumë nga publiku.

Mirëpo nga ajo kohë ajo ka ndryshuar në jetën reale.

Aktoren Paola Rey, e njohim për rolin e “Himenës” në serialin “Pasionet e Fshehta”, i cili është shfaqur në televizionin RTV 21, dhe ka pasur një shikueshmëri të madhe, shkruan rtv21.

Zeshkanja kolumbiane, ishte në njërin prej roleve të protagonisteve kryesor, përveç me rolin e saj aktorja pat rrëmbyer vëmendjen edhe për shkak të bukurisë dhe formave të saj trupore.

Bukuroshja është lindur më 19 dhjetor të vitit 1979.

Pra tani ajo është 39 vjeçare, nga koha kur ajo luante në këtë serial nuk është se ka pësuar shumë ndryshime në dukejn e saj.

Ajo tani është e martuar me aktorin, Juan Carlos Vargas të cilët së bashku kanë dy djemë.

Aktorja e njohur, është shumë aktive edhe në rrjetin social Instagram, e cila numëron 902 mijë ndjekës.

Përveç fotografiva nga puna e saj, ajo publikon fotografia edhe nga përditshmëria që ajo e kalon me familjen e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË