Një nga aktoret më të dashura turke, Alina Boz, ka zbuluar për mediat turke se çfarë në sheshxhirim kur dikush bëhet me nerva.

“Nuk është e thjeshtë që të punosh në setin e një telenovele 150 minutëshe. Je gjithë ditën në set. Në shtëpi shkon vetëm për të fjetur dhe këtë e bën në orë shumë të vona.
Në set nervat janë ngjitëse, nëse dikush është me nerva të gjithë bëhen me nerva. Nga ana tjetër është fakti që po bëj punën që dua, fakti që po marr dashuri edhe nga njerëzit që nuk i njoh, por ndjej dashurinë e tyre dhe kjo është diçka shumë e çmuar”.

Aktorja u bë e njohur për shqiptarët në rolin e Hazall nga seriali “Fate të kryqëzuara”.

MUND TË JU PËLQEJNË