Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarin e UÇK-së, Shaban Shala, me rastin e 8-vjetorit të vdekjes së tij.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Shala i përkiste epokave të ndritura të historisë së vendit, ku para lufte ishte në organizimet atdhetare që i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë ishte organizator dhe prijës i saj.

Ky është shkrimi i Haradinajt i plotë:

Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës.

Para luftës ishte në organizimet atdhetare qe i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj.

I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së.

8 vite më parë, ai iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftetarëve të tjerë, duke lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtetndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike.

Lum Atdheu që kishte burra si ai.

MUND TË JU PËLQEJNË