Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është parë i mërrolur pas takimit të samitit të Berlinit, teksa kishte qenë nën shoqërimin e Thaçit, liderëve serbë dhe dy iniciatorëve të këtij samitit; Merkelit dhe Macronit.

Haradinaj në fotografi të publikuara nga media shihet mjaftë i ngrysur, teksa fytyra e Thaçit dukej e buzëqeshur.

Në disa fotografi të siguruara nga lajmi.net të cilat janë bërë pas takimit të parë,presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli shihen në një tavolinë teksa bisedojnë me palën serbe.

Në tavolinë është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Më herët, para se të nis takimi Thaçi tha se pa e njohur Serbia dhe Bosnje e Hercegovina pavarësinë e Kosovës, nuk do të ketë marrëveshje.

MUND TË JU PËLQEJNË