Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka ofruar dorëhqejen nga posti i tij.

Këtë e bëri të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ të T7.

Ai tha se, ministri Tahiri ka ofruar dorëheqjen, por sipas tij, kryetari i PDK-së Kadri Veseli i ka kërkuar atij që të mos merret vendim deri në kthimin e tij nga Londra.

Haradinaj tha se i di arsyet e vendimit për dorëheqje nga posti të Ministrit Tahiri, por që nuk do t’i bëjë publike ato, deri në zyrtarizimin e kësaj dorëheqjeje.

“I ka përmendur të shumta arsyet por nuk po i bëj publike derisa të zyrtarizohet dorëheqja”, ka thënë Haradinaj.

/Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË