Humanisti i madh Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, po vazhdon me veprimtarinë e tij të bamirësisë, në mënyra të ndryshme.

Ai në këto të Ramazanit, ka bërë një tjetër vepër madhështore, shkruan “Kosovarja”.

Dje në një natë të veçantë të muajit të shenjtë që nihet si “Nata e Kadrit”, ka pajtuar dy familje në Shkup që ishin në hasmëri për 15 vite.

“Sot e Premte, në këto minuta të shenjtë dhe në këtë ditë të bekuar edhe në këtë muaj të dalluar familja e Enver Krasniqit nga Shkupi i falë gjakun familjes se Elham Pajazitit nga Haraqina e Shkupit”, ka shkruar Kastrati.

Ky është postimi i plotë në facebook:

“Qofshi faqebardhe të dy palët

Falënderimi i takon Zotit për këtë pajtesë pas 15 viteve

Me të vërtetë u ndjeva shumë i gëzuar dhe shumë i nderuar nga familja Krasniqi për nderin që ma bënë me këtë pajtesë

Sot e Premte, në këto minuta të shenjtë dhe në këtë ditë të bekuar edhe në këtë muaj të dalluar familja e Enver Krasniqit nga Shkupi i falë gjakun familjes se Elham Pajazitit nga Haraqina e Shkupit

Faleminderit Jeton Krivanjeva

Faleminderit Memet Qajani

Faleminderit hoxhe Ramadan Aziri nga Gerçeci

Faleminderit hoxhe Metush Memedi nga Shkupi

Zoti ju shpërbleftë të gjithë

O Zot na bënë shkaktar të hajrit gjithmonë

HALIL KASTRATI”

E këto ditë ai po e realizon edhe një ëndërr tjetër të tij, ndërtimin e shtëpisë së pleqëve.

Me iniciativë të Kastratit, mbrëmë është inauguruar fillimi i punimeve të ndërtimit të shtëpisë së pleqve në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Ndryshe Halil Kastrati pati bërë me dije se vetëm gjatë muajit Ramazan do të ndërtohen 100 shtëpi për familjet në nevojë./Kosovarja/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË