Mos e besoni po deshët, por serialet turke janë bërë tashmë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm.

E siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorët apo aktoret turke dhe një ndër më të preferuarat është Nurgul Yeşilçay, ose e njohur si Gylseren në serialin Paramparca.

Mirëpo ajo ndodhet në telashe, e kësaj here në telashe serioze që mund ta lënë trokë.

Sipas mediave turke, por edhe zëdhënësit të saj Emre Çevik, një nga bizneset e saj në Izmir, një dyqan me veshje nusërie që e administronte me të motrat prej vitesh, është sekuestruar për shkak të një borxhi të majmë që nuk kishin paguar.

Dyqani që ndodhet në një zonë të mirë të Izmirit, është mbyllur dje për t’u menaxhaur nga policia. Mësohet se borxhi i aktores dhe familjes së saj shkonte më shumë se 100 mijë paund. Pas lajmeve që u publikuan në lidhje me këtë, Yeşilçay dha vetëm një deklaratë të shkurtër: “Është një vend në Ablâm, por po merret familja ime me këtë”, – pa dhënë më shumë hollësi për biznesin dhe borxhin ndaj shtetit.

MUND TË JU PËLQEJNË