Gjatë ditës së djeshme është prangosur një grua në Prizren.

Ajo që dyshohet se e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe pastaj e kishte privuar nga jeta. Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që trupin e pajetë të foshnjës ta gjejë në tavanin e shtëpisë.

E dyshura është prangosur dhe dërguar në mbajtje.

“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e prangosur dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.

MUND TË JU PËLQEJNË