Mario: Kam pritur 37 vjet…

Mario Dedivanovic u nderua me çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Awards” të organizuar në “Dolby Theatre”. Pasi mori çmimin nga bashkëpunëtorja e tij, Kim Kardashian, grimeri shqiptar mbajti një fjalim shumë emocionues.

Ai tregoi se jeta për të nuk ka qenë aspak e lehtë në luftën për pranimin e homoseksualitetit të tij nga shoqëria dhe me këtë rast dha një mesazh për gjithë shqiptarët. “Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re.

Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin. Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar. Unë kam duart e tua, të forta dhe të mëdha. Të mbaj mend teksa hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s’e shkatërron dot çfarë ti ke bërë, sepse u sigurove të ishte e fortë.

Edhe unë kam punuar me duart që mora prej teje”, ka thënë Mario pasi ka falënderuar Kim që ka besuar tek ai.

Pak minuta pasi deklaroi se është gej, Mario u takua me nënën e tij. Këtë nuk e priste pasi mendonte se ishte jashtë vendit dhe u emocionua aq shumë sa shpërtheu në lot. Këtë e tregon në videon e publikuar në Instagram.

“As nuk e kam parë fundin e kësaj videoje sepse nuk kam pasur asnjë moment për veten time. Motrat e mia më thanë se nëna ime është jashtë shtetit por e ndjeva zemrën e saj të rrihte gjithë ditën dhe vazhdimisht thoshte:

“Mund të ndjej nënën”. Ajo është këtu. Kam pritur 37 vjet që ajo të thoshte OK në mënyrë që mos t’ia thyeja zemrën. Një ditë, unë do të ndaj vendet e errëta që përjetova, por kur të jem gati. Është historia ime. Do të marr pak kohë për të përpunuar të gjitha këto dhe për të marrë një moment për veten time për të qëndruar me familjen time.

Dhe mbase të punoj për një kanal të ri YouTube. Unë jam përpjekur ta filloj një prej kohësh por vazhdoja të ndihesha i bllokuar. Do të provoj një strategji tjetër tani. Faleminderit mikut tim për këtë video. Unë jam gati të mbyll një kapitull tani dhe të filloj një epokë të re“, shkroi Mario.

Mario

Publiée par Kosovarja Video sur Jeudi 21 novembre 2019

 

MUND TË JU PËLQEJNË