Një burrë dhe një grua kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35 në fshatin Besi të Prishtinës.

Policia sot ka njoftuar se nga pakujdesia i dyshuari ka goditur me veturë dy këmbësorët, njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“I dyshuari mashkull K/ Shqiptar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia godet dy këmbësorë-viktimat një mashkull dhe një femër K/ Shqiptar duke iu shkaktuar lëndime trupore për të cilët lëndime iu ofrohet tretman mjekësor mirëpo viktima mashkull është në gjendje të rëndë dhe është në tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

MUND TË JU PËLQEJNË