Këngëtarja e njohur nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj, është ndër ata emra që ia del të jetë aktuale dhe mjaftë e angazhuar, shkruan “Kosovarja”.

Gjystja nuk po ndalet, madje nuk po ndalet as së provokuari. Ajo, përherë shfaqet ekstravagante dhe mjaftë joshëse.

Këngëtarja e mirënjohur bënë muzikë, klipe, foto dhe e shijon jetën në maksimum. Ajo shpesh na mbanë të informuar edhe me zhvillimet e jetës private, shkruan “Kosovarja”.

Gjystja pi edhe duhan. Ajo është e vetëdijshme që përmes pirjes së duhanit e dëmton vetën dhe njerëzit për rreth.

Këtë e thotë edhe mbishkrimi në pakon e cigareve të publikuara nga këngëtarja./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË