Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë.

Nga shumë mjekë kanë nisur thirrjet se ata që e pinë duhanin duhet të heqin dorë prej tij sepse rrezikojnë.

Doktori gjerman Peter Liese ka bërë këtë thirrje:

Duhanpirësit duhet të braktisin tani cigaret!

Ai ka thënë më tej se nëse nuk e përballojnë dot ta lënë fare të paktën të marrin cigare elektronike.

Mjeku ka thënë më tej se lënia e duhanit nga ata që e pinë është një gjë që duhet bërë me patjetër.

Këshillat që jep ai janë që të lahen duart si duhet, të mos preket fytyra me duar, të mbahet distanca nga një deri në dy metra dhe ata që e pinë duhanin ta lënë.

Këtë gjë ai e ka thënë në një intervistë për ‘Bild’. Gjendja më e rënduar deri më tani paraqitet në Itali.

Janë të shumtë personat që kanë humbur jetën nga ky virus.

MUND TË JU PËLQEJNË