Edhe ky tetor ka ardhur me temperatura jo të zakonshme për stinën e vjeshtës, sërish ne duhet të përgatitemi për këtë sezon.

I ftohti nuk do të vonojë për të ardhur, kështu që bëni mirë t’i nxirrni veshjet e vjeshtës dhe ato të dimrit. Ky ndryshim i gardërobës është paksa i lodhshëm, mirëpo ne do t’ju japim 4 këshilla se çfarë duhet të bëni në stinën e artë.

Hiqni nga gardëroba rrobat që nuk i vishni më

Fundi i çdo sezoni duhet ta rifreskojë gardërobën tuaj. Mendoni me vete: Çfarë veshët në sezonin e kaluar që këtë vjeshtë nuk doni ta vishni më?

Rrobat e sezoneve të tjera vendosini në një kuti

Që të keni më shumë hapësirë dhe t’i gjeni lehtësisht rrobat që do të vishni çdo ditë, ato veshje që i përkasin sezonit të kaluar vendosini në një kuti, pasi deri në verë nuk do t’i përdorni më.

Ndani rrobat e përditshmërisë

Në mënyrë që të mos krijoni rrëmujë çdo ditë në dollap, në një raft vendosni rrobat që vishni çdo ditë, kështu që çdo mëngjes do ta keni më të lehtë për t’i gjetur, pa u vonuar për shkollë ose punë.

Hiqini një herë e mirë rrobat e pushimeve

Pranojeni! Pushimet kanë mbaruar dhe mos i mbani më në gardërobë rrobat e banjës, fustanet e plazhit, pasi deri verën tjetër nuk do t’ju duhen!

MUND TË JU PËLQEJNË