Nuk është e nevojshme të blini xhaketë të re, mjafton që të vjetrën ta bartni në mënyrë krejtësisht të re!

Edhe pse po na vijnë sezoni dhe trendët e rinj, nuk do të thotë që është e domosdoshme të blejmë pjesë të reja rrobash, transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë ka të bëjë me mënyrën e re të bartjes dhe stilizimit të rrobës të cilën tashmë e keni në dollapin tuaj dhe pikërisht është rasti i tillë me xhaketën.

Në sezonin vjeshtë-dimër lirisht mund të vishni xhaketën tuaj të vjetër të cilën e keni blerë para disa vjetësh, ndërkaq i vetmi ndryshim të cilin duhet ta bëni është që të mos e bartni mbi pantallona, por ta fusni në pantallona.

Megjithatë, kini parasysh që nuk është edhe aq e thjeshtë, sepse do të keni probleme me xhinset dhe më mirë është të provoni me modele të gjera.

Tingëllon si budallallëk? Me siguri nuk do të thoni kështu dy herë kur të shikoni këta shembuj të shkëlqyeshëm.

View this post on Instagram

Diamond Dogs.

A post shared by ⋆ Dana Hourani ⋆ (@dana.hourani) on

 

MUND TË JU PËLQEJNË