Të ndjerin e kanë gjetur punonjësit e hidrocentralit në Wilnachern, në digën e tij në lumin Aare

Policia e Kantonit të Aargaut ka njoftuar pasditen e të premtes se është gjetur trupi i pajetë të vogëlushit të shpallur të humbur, Zenel M. Ai është nxjerrë në Wilnahern nga lumi Aare.

Të ndjerin e kanë gjetur punonjësit e hidrocentralit në Wilnachern, në digën e tij në lumin Aare, të cilët kanë alarmuar policinë.

Policia Kantonale e Aargaut dhe forcat e shpëtimit e kanë kërkuar që nga mbrëmja e të enjtes vogëlushin shqiptar në Möriken-Wildegg AG, shkruan albinfo.ch.

Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, lumi Aare ashtu si dhe ai Aabach kanë pasur një rritje të sasisë së ujit dhe për pasojë, uji në ta ka qenë i rrëmbyer, gjë që ka vështirësuar punën në kërkimin e viktimës.

Të enjten mbrëma u zhduk një djalosh 4-vjeçar, me emrin Zenel M. Kërkimet vazhduan deri në orët e vona të së enjtes dhe të premten.

Ai ishte duke luajtur në një shesh lojërash në Wildegg AG, së bashku me nënën e tij dhe papritur ishte zhdukur, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Aty afër ishte edhe një lumë dhe policia dyshonte se mund të kishte rënë në të, pasi nuk gjendej askund. Madje, ishin përdorur edhe helikopterët për të gjetur djaloshin 4-vjeçar.

Kërkimi vazhdoi të premten dhe është gjetur i vdekur nga punëtorët e shpëtimit, përcjell tutje albinfo.ch.

MUND TË JU PËLQEJNË