Përbërësit:

600 gr mish pule

1 qepë

2 karrota

2 speca të gjelbër

4 patate

2 domate

2 bamje

piper i kuq

kripë dhe piper i zi

gjethe dafine

gjethe selinoje

gjethe magdanozi

Hapi  1

Qepën e grirë skuqeni në vaj, shtoni specat e karrotat e grira bashkë me bamjen poashtu të grirë.

Hapi 2

Kaurdisini të gjitha bashkë.

Hapi 3

Shtoni mishin e pulës, pak ujë dhe vazhdojeni kaurdisjen.

Hapi 4

Hidhini edhe piperin e kuq dhe gjethet e grira të selinos.

Hapi 5

Pas kësaj shtoni patatet dhe domatet e prera në kubikë.

Hapi 6

Mbulojini me ujë dhe vazhdojeni zierjen edhe për afro 50 minuta.

Hapi 7

Kriposeni, piperoseni dhe sipas dëshirës shtoni edhe mëlmesa të tjera. Në fund zbukurojeni me magdanoz.

MUND TË JU PËLQEJNË