Gjatë ditës së sotme në mediumin zviceran “20minuten” u lakua edhe emri i reperit Getinjo, i cili besohet se u përfshi në skandalin e Loredana Zefit, shkruan “Kosovarja”.

Getinjo po akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z.
E reperi Getinjo ka reaguar pas akuzave se ka marrë para nga çifti zviceran.

Ai ka publikuar një fotografi në instastory nëpërmjet të cilave tregon një shumë të madhe parash.

“Shumë të mira frangat”, ka shkruar ai pranë njërit postim.

Por veprimi i tij i radhës ka befasuar.

Pas këtij postimi ai mori një mori kritikash nga ndjekësit e tij, gjë që e bëri t’a tërhiqte postimin disa minuta më vonë.

Ky gjest i tij, tregon sa i qëndrueshëm është në deklarimet e tij, duke dëshmuar mos sinqeritet në fjalët që thotë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË