Modelja e njohur spanjolle Georgina Rodriguez dhe futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, janë një çift mjaft i njohur dhe i dashur për publikun gjithandej nëpër botë.

Ajo ka spjeguar së fundmi se ende nuk janë të gatshëm të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre, duke qenë se kanë shumë angazhime me fëmijët.

“Gjithmonë e kam pasur këtë idenë e të qenet grua e lumtur me burrin, me fëmijët, dhe këtë e kam”, tha Georgina për Mediaset.

“Kam fëmijë të mrekullueshëm, kam një burrë i cili më dashuron dhe kujdeset për mua. Unë e dashuroj atë, kujdesem për të, e adhuroj, e admiroj sepse ai është person shumë i mirë dhe jam e lumtur që e ndaj jetën me të”, shtoi ajo.

Partnerja e sulmuesit të Juventusit zbuloi pse ata nuk janë martuar ende.

“Martesën e kemi në planet tona, por momentalisht kemi shumë plane interesante për të ardhmen. I kemi katër fëmijë të cilët duhet t’i arsimojmë prandaj jemi shumë të përqendruar në ta”, shtoi ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË