Jeta e saj ndryshoi aq shumë për vetëm disa muaj.

Po ta dinte se do përjetonte gjithë këtë jetë fantazish, Genta Ismajli nuk do të rrinte për vite beqare, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë princi i saj erdhi, duke ia bërë realitet ëndërrat e edhe më tepër.

Këngëtarja është në lidhje dashurie tash e sa muaj me një biznesmen turk, i njohur për publikun.

Çifti po kalojnë ditë më të mira pranë njëri-tjetrit duke shpalosur momente të ndryshme edhe për publikun.

Genta vazhdimisht po ndanë me publikun dhuratat e shtrenjta, shëtitjet e shumta e luksin e tepërt që po e jeton me të.

Por së fundi ajo ka tejkaluar këto, duke ndarë momente intime me të dashurin. Teksa janë në veturë, ata nuk i kursejnë puthjet e përqafimet ndaj njëri-tjetrit.

Momente këto që i shpalosën edhe për publikun për të treguar romancën që po e jetojnë çdo ditë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË